Shqipëria mirëpret Botërorin e MMA, 500 sportistë nga 50 vende

Për herë të parë Shqipëria do të mirëpres kampionatin botëror të MMA-së. Eventi më i rëndësishëm i këtij sporti ka zgjedhur Tiranën si vendin organizator për të mbajtur këtë aktivitet. 500 Sportistë nga 50 vende të ndryshme në botë do të vijnë në kryeqytet në një organizim deri në detaje.

Marketing

Për presidentin e federatës shqiptare të MMA Arian Rizaj , ky event është një reklamë e mirë dhe për Shqipërinë ndërsa tregon se pritshmëritë janë maksimale. Afro 20 sportistë shqiptarë do të marrin pjesë në këtë event dhe sipas Rizaj, botërori mund ti ndihmojë për të promovuar më shumë veten e tyre.

Ne mendojmë se Shqipëria i ka të gjitha kushtet për të organizuar një event të tillë ku pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Mund të vijnë nga çdo vend i botës. Përgatitjet po shkojnë mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar sadopak Federatën me organizmin dhe përgatitjet.

Botërori është eventi jonë me i rëndësishëm por në të njëjtën kohë dhe në sfiduesi për ne. Na duhet shumë njerëz shumë vullnetarë. Kampionati Botëror në MMA do të nis më 19 nëntor dhe do të zhvillohet për 5 ditë në Parkun Olimpik në Tiranë.