Fitore mes drithërimash por që vlen shumë. Kombëtarja shqiptare mposht Bjellorusinë dhe merr kreun e Grupit.
Kuqezinjtë mposhtën 3-2 Bjellorusinë në një ndeshje me ritëm dhe me emocione.
Ishte Sokol Cikalleshi që i dha avantazhin e dyfishtë Shqipërisë në minutat 19 dhe 27, ndërsa ngushtoi diferencën për miqtë Skavish në minutën e 35′.
Për të vulosur rezultatin e pjesës së parë mendoi Rej Manaj i cili në minutën e 40 shënoi golin e tretë për Shqipërinë.
Pjesa e dytë pa Bjellorusinë më aktive në kërkim të golit, të cilin e gjeti në minutën e 80.
Por pavarësisht përpjekjeve të shumta, ndeshja u mbyll në shifrat 3-2.
Kjo fitore sjell një sërë benefitesh.
Së pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë ligë.
Së dyti, vendi i pare e ngjit Shqipërinë ne Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe me te forta, me më tepër te ardhura etj.
Së treti, vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar në renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve.