Shqipëria në listën e kuqe për turizëm

Shqipëria rezulton në listën e kuqe të shumë shteteve europiane për të bërë turizëm. Së fundi ka qenë Sllovenia që ka ndaluar një grup me dhjetëra turistë të cilët kishin rezervuar për të bërë pushime në bregdetin shqiptar.

Marketing

Shoqata e Operatorëve Turistikë thotë se edhe Greqia ka të hapur kufijtë vetëm për qëllime thelbësore dhe jo turizëm, e njëjta gjë është dhe me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e Bashkimit Europian, përfshirë Kroacinë.

Në këtë situatë, ku vetëm Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë të hapur kufijtë me Shqipërinë, shumë prenotime të agjencive shqiptare jashtë dhe brenda vendit janë anuluar. Kjo situatë përveç konfliktit dhe përplasjeve, po bën që shumë agjenci turistike të shkojnë drejt falimentit.

“Me turizmin shqiptar po mbushen vetëm 15% e kapaciteteve, shumë po mbyllen dhe një pjesë e madhe janë drejt falimentit”.

Në të gjithë këtë situatë operatorët turistikë kërkojnë nga qeveria që të mbajë premtimet për shtyrjen e pagesës së taksave.

“Po na dalin në sistem këstet e tatim-fitimit”.

Qeveria vendosi shtyrjen e pagesës së tatim-fitimit për sektorin e turizmit dhe disa industri të tjera deri në Prill të vitit të ardhshëm.

Si zgjidhje për të shpëtuar sektorin, bizneset e turizmit kërkojnë që qeveria shqiptare të negociojë marrëveshje bilaterale me disa shtete që kanë potencial për të sjellë turistë në vendin tonë në mënyrë që të mos paralizohet i gjithë sektori./TV Klan