Shqipëria në mesin e vendeve me vdekje më të larta nga aksidentet në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet në mesin e vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Evropë.

Marketing

Raporti thekson se Rusia ka rrugët më vdekjeprurëse në Evropë, me 18 vdekje për 100 mijë banorë. Më pas renditet Armenia me 17.1, Bosnjë Hercegovina me 15.7, Gjeorgjia me 15.3 dhe Shqipëria dhe Ukraina me 13.7.

Norvegjia dhe Zvicra, me përkatësisht 2.7 dhe 2.8 kanë rrugët më të sigurta për të udhëtuar në Evropë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi.

Rekordin më të keq në botë e ka Afrika me 26.6 vdekje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Azia Juglindore me 20.7, sipas grafikëve që janë publikuar nga Euronews dhe i përkasin vitit 2016.