Shqipëria e ka kryer detyrën përballë Kazakistanit.
Kuqezinjtë triumfuan pastërt 3:1 në ”Air Albania”.
Sokol Cikalleshi (16′) dhe Ardian Ismajli (23′) realizuan në fillim, por vetëm një minutë më vonë kazakët ngushtuan diferencën me anë të Abiken i cili goditi nga mesi fushës, për ta befasuar Etrit Berishën.
Por rezultati përfundimtar u vendos nga Rei Manaj (61′) me anë të penalltisë.
Shqipërisë tani i duhet fitore në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë për t’u ngjitur në Ligën B, pasi aktualisht pozicionohet e dyta me tetë pikë, dy më pak se bjellorusët në vendin e parë me 10 pikë.