Shqipëria përmbys Zvicrën në U-21, mban të gjallë shpresat për “Euro2025”

Kombëtarja shqiptare U-21 regjistroi një fitore fantastike në transfertë ndaj Zvicrës me rezultatin 2-1. Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit nga kuqezinjtë që falë këtij triumfi rihapin garën për kualifikim në Europianin “Sllovaki 2025”.

Marketing

Në Luzanë në stadiumin “Stade de la Tuilière”, lojtari që vulosi fitoren e madhe të Shqipërisë ishte Adrion Pajaziti, me dy supergolat e tij.

Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Zvicrës U-21: Klidman Lilo (GK), Ajdi Dajko (C), Feta Fetai, Tim Civeja, Arlind Rexhepi, Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi, Paulo Buxhelaj, Elmando Gjini, Marcelino Preka dhe Usni Ismaili.

Marketing