Shqipëria pre e hakereve nga Irani, paralajmërohet publikim edhe i dokumeneve sekrete

Sulmi kibernetik i hakerave iranianë ka nisur 12 ditë më parë, krahas bllokimit të shërbimit të e-Albania, ka pasur si qëllim edhe vjedhjen e dokumenteve të Shtetit Shqiptar.

Marketing

Në faqen e tyre hakerat kanë lajmëruar se për dy ditë do bëjnë një surprizë që mund të jetë publikim i dokumenteve.

Pre e vjedhjes të dokumenteve sensitive ka rënë edhe Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë. Hakerat me emrin HomeLandJustice (Drejtësi për Atdheun), publikuan dokumentet, identitetet dhe të dhënat që kanë marrë nga serverat e Ministrisë së Brendshme dhe të Shëndetësisë.

Ato janë dokumentet e identifikimit dhe lejet e qëndrimit të pjesëtarëve të opozitës iraniane që jetojnë në Shqipëri. Grupi i hakerave i lidhur me interesat e shtetit iranian ka vendosur në shënjestër Shqipërinë për shkak se këtu strehohen anëtarët e MEK, lëvizjes iraniane që synon përmbysjen e regjimit në Teheran.

Në kushtet e anonimatit një burim nga Ministria e Brendshme i tha Top Channel se prej 12 ditësh shumë kompjutera në këtë ministri nuk hapen nga frika e infektimit dhe pritet testimi i tyre.

HomeLandJustice (Drejtësi për Atdheun) gjithashtu ka publikuar edhe Kartat e Shëndetit që i përkasin antarëve të MEK strehuar në Shqipëri por edhe disa dokumente që i përkasin shtetasve ukrainas që jetojnë në Shqipëri.

Kjo sugjeron se ata kanë mundur të depërtojnë edhe në regjistrat elektronikë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë HomeLandJustice (Drejtësi për Atdheun) përmes një postimi sqaron përse e ndërmori këtë sulm kibernetik ndaj Shqipërisë.

“Ne grupi HomeLandJustice (Drejtësi për Atdheun) nuk donim apo dëshirojmë të dëmtojmë interesat e popullin shqiptarë. Por kur vjen puna tek qeveritë dhe politikanët e korruptuar të Shqipërisë kjo është një histori tjetër. Shqipëria nuk mund të jetë shtëpia e terroristëve dhe mashtruesve”.

Në këtë mënyrë hakerat që sulmuan dhe gjetën dobësitë e sistemit të e-Albania duke e dëmtuar rëndë atë, po kërkojnë të ndikojnë edhe politikisht në Shqipëri.

Marketing