Shqipëria turpërohet nga Anglia dhe shuan përfundimisht gjasat për kualifikim në Botëror

Shqipëria ka pësuar disfatë të thellë ndaj Anglisë me rezultat 5-0 në Wembley.

Marketing

Të gjithë pesë golat e ndeshjes u realizuan në 45 minutat e parë, gjersa në 45 minutëshin e dytë Anglia uli tempon e lojës dhe portat mbetën të paprekura.

Harry Kane realizoi ‘hat-trick’, gjersa dy golat e tjerë i shënuan Harry Maguire e Jordan Henderson.

Me këtë humbje, Shqipëria edhe matematikisht humbet gjasat për një kualifikim të mundshëm në Botërorin e ardhshëm, pasi tashmë Anglia dhe Polonia kanë avantazhin e mjaftueshëm që i bën dy skuadrat si fituese të grupit.

Me një ndeshje të mbetur deri në fund, Anglia renditet lidere e grupit me 23 pikë të mbledhura, gjersa Polonia renditet e dyta me 20 pikë të mbledhura, kurse Shqipëria mbetet me 15 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do të luajë për ‘prestigj’ ndaj Andorrës, kurse Anglia do të luajë ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, si dhe Polonia ndaj Hungarisë.