Shqipëri,miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Janë miratuar në Kuvend  ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Këto ndryshime u miratuan me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 absrenim. Kujtojmë se për t’u miratuar duheshin vetëm 84 vota.

Marketing

Në ndryshimet parashikohet ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, prag elektoral 1% si dhe lista të hapura. Kandidatët do të mund të ndryshojnë renditjen vetëm nëse arrijnë të marrin minimum sa mesatarja e votova të partisë.

Ciliat janë ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e sotme?

Këto ndryshime erdhën si pasojë e hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik. Në ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktohet se pragu kombëtar do të jetë 1 %, do të ketë  ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht dhe se për të kaluar pragun e listës, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota si dhe heqja e koalicioneve të përbëra dhe kandidimi me listë unike.

Renditja e listës 

Lista bëhet nga kryetari i partitë. Kandidati mund ta prishë këtë renditje të bërë nga partia, vetëm nëse merr me shume votat parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. Ky ”pragu” me amendamentet e reja të propozuara sot nga Partia Socialiste është ulur në një maksimum prej 10 mijë votash.

Shpërndarja e mandateve

Sipas formulës së PS, shpërndarja e mandatit fillon sipas renditjes së kandidatëve nga i pari tek i fundit, në bazë të listës që ka bërë kryetari i partisë. Renditja e kandidatëve ndryshon vetëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madhe se herësi, që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara, por jo më shumë se 10 mijë vota. PSH: Nëse në Korçë herësi për një deputet të PS është 11 mijë vota dhe PS ka marrë 5 deputetë, kandidati poshtë listës fituese duhet të marrë te pakten 10 mijë e një vota për tu bërë deputet dhe të ketë më shumë vota se kandidatët e listës fituese.

Hersi ose ndryshe mesatarja e numrit të votave, që duhet për të zgjedhur një deputet në rastin e draftit të PS prej 10 mijë votash do të vleje vetëm për ato qarqe që mandati i deputetit i kalon 10 mijë votat. PSH: Nëse në Vlorë, ku herësi është 8 mijë vota dhe PS ka fituar 5 deputetë, kandidati që është poshtë listës fituese duhet të marrë 8 mijë e 1 vota preferenciale për të shkuar në listën fituese. Ky rregull nuk zbatohet vetëm nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë së përfaqësuar, duke siguruar kështu edhe kuotën gjinore.

Koalicionet

Me ndryshimet e miratuara, partitë politike që duan të garojnë në 25 prill 2021,  në koalicion mund ta bëjnë vetëm me listë unike dhe në një sigël të vetëm. Kjo pikë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare.

Marketing