Shqipëri,moti i ngrohtë popullon plazhet

Temperaturat si të një dite vere kanë bërë që bregdeti shqiptar të gjallërojë nga pushuesit. Këtë të shtunë kanë qenë jo të paktë qytetarët që zgjodhën jo vetëm të shëtisin në bregdet, por edhe të nisin plazhin. Moti i mirë me temperatura të larta që pritet të shkojnë deri në 30 gradë ka përfshirë thuaje gjithë vendin.

Marketing

“Kjo fundjavë sa i përket vlerave termike është nje verë e shkurtër në mes të pranverës. Vlera 30 gradë që presim këtë fundjavë janë tipike të fundit të Qershorit.”

Sezoni turistik ka nisur dhe autoritetet presin që këtë vit të kenë më shumë turistë të huaj, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli edhe fundin e pandemisë së Covid-19. Megjithatë, Maji nuk do t’i ketë të gjitha ditët me diell.

Nga e marta e javës së ardhshme rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut. Temperaturat maksimale pritet të zbresin në 24 gradë.

“E gjithë java tjetër mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet do jenë prezent, nuk do të mungojnë edhe rebeshet afatshkurtra të shiut. Do të ketë ndryshim të kushteve të motit kryesisht 10-ditëshi i fundit, që do sjellë mot më të kthjellët, temperatura të larta dhe ditë më të favorshme për të nisur sezonin e plazhit.”

Këtë pranverë ndryshe nga herët e tjera, meteorologët e cilësojnë si një zgjatje të dimrit, ku përgjithësisht kanë mbizotëruar ditët e fresktëta.