Shqiponja nuk dënohet – Mustafi i pafajshëm

Shodran Mustafi nuk do të përballet me ndonjë dënim nga Federata e Futbollit të Anglisë për festimin e golit të tij kundër Cardiff City të dielën.

Marketing

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare festoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 3 me 2 të Arsenalit, duke bërë shqiponjën me duar, duke iu drejtuar shqiptarit tjetër të Topçinjve, asistuesit të golit, Granit Xhaka.

Sky Sports shkruan federata angleze nuk do të inicojë kurrfarë procedurë ndaj Mustafit.

Por për të njëjtin veprim në Kampionatin Botëror në Rusi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dënuar nga FIFA për festimin e golave kundër Serbisë.