Shqiponjat triumfojnë ndaj ekipit serb

Ekipi shqiptar i Kosovës në CS:GO, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit të serbëve iNation, me rezultat 19-17, në garën “Eastern European Masters Spring 2023”.

Marketing

BNE fitoi në mapën “Inferno”, pasi përballja shkoi në shtesa, njofton Klankosova.tv.

Pjesa e parë, ani se u mbyll në të mirë të serbëve, ekipi shqiptar u kthye në lojë në pjesën e dytë, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime u treguan më të mirë shqiponjat. Kështu duke e fituar ballafaqimin në fund me rezultatin final 19-17.

Në përballjen e ardhshme, Bad News Eagles do të kenë punë me ekipin bullgar VOYVODA.