Shqiptarë anë e mbanë botës, Urime 22 Nëntori-Dita e Alfabetit!

Sot shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip i cili u unifikua 111 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.Në kongresin që u mbajt më 14-22 nëntor 1908 morën pjesë 50 intelektualë nga 26 qytete, klube dhe shoqata. Aty u miratua vendimi për përdorimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.Kongresi pati pjesëmarrës intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi Manastiri asokohe ishte qendër e konsujve u zgjodh si qyteti më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.
Kryetar i kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi.
Motra e këtij të fundit, Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në kongres.
Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, duke i hapur udhë edhe shpalljes së pavarësisë katër vjet më pas.
Për shqiptarët e Maqedonisë 22 nëntori është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në qytetin e Manastirit funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë dixhitale e në letër.
Pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit:
Sami Pojani, Zenel Glina, Leonidha Naçi, Simon Shuteriqi, Dhimitër Bruda, Azis Starova, Adham Shkaba, Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi”).
Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli Grigor Gilka, Sotir Peci (i Amerikës), Shefqet Frashëri, Luigj Gurakuqi, Shahin Kolonja, Ahil Eftim Korça , Hil Mosi, Nyzhet Vrioni, Dhimitër Mole, Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”), Mit’hat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Dom Nikollë Kaçorri, Ndre Mjeda (i Shoqërisë “Agimi”), Fehim Zavalani (i Manastirit). Refik Toptani, Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno.

Marketing
Marketing