Shqiptarë, serbë dhe boshnjakë arrestohen në operacionin e policisë së Kosovës

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e disa nëpunësve të policisë në operacionin e sotëm dhe ka informuar se ato janë të përkatësisë së ndryshme etnike, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.

Marketing

Në komunikatën më të re, policia informon se aksioni vazhdon dhe zhvillohet në më shumë rajone të Kosovës.
“Operacioni i policisë i cili zbatohet në disa zona, mes tyre edhe në komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Mitrovicën Jugore, Sërbicë dhe Gllogovc, deri tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa nëpunësve policorë nga përkatësi të ndryshme- shqiptarë, serb dhe boshnjak të cilët dyshohen për vepra të ndryshme, thuhet në komunikatë.

Policia ka informuar se ka hasur në rezistencë të armatosur në Kosovën veriore si dhe bllokada të rrugëve ku ka qenë e detyruar të përdorë mjetet e nevojshme për hapjen e rrugës për vazhdimin e operacionit.

“Si pasojë e pengesave të krijuara gjatë aktivitetit policor në terren nga disa qytetarë në veri të Mitrovicës, policia ka arrestuar edhe disa qytetarë të involvuar në këto raste”, kë bërë të ditur policia.

Ajo ka ftuar qytetarët të mos bien pre e provokimeve të ndryshme pasi siç thotë, “aksioni policor ka për qëllim luftën kundër krimit dhe është në interes të të gjithë qytetarëve dhe shtetit”.

Marketing