Shqiptarët e Australisë, Remzi Mulla kthehet me familjen në vendlindje pas 85 vitesh

Remzi Mulla kthehet me familjen në vendlindje pas 85 vitesh. Në këtë vizitë aq shumë të pritur, Remziu shoqërohet nga një pjesë e familjes së tij që ka krijuar në Australi.

Marketing

Fshati ku lindi nuk ka ndryshuar shumë, janë po të njëjtat shtëpi të vjetra dhe pak të rinj sheh rrugëve, shkruan a2.

Malli për vendlindjen e përfshin sapo sheh gurët e shtëpisë ku ka lindur. Drini, djali i vogël i Remziut e ka vizituar Shqipëri tri herë të tjera, ndaj këtë herë dëshironte që i ati të kthehej në atdhe.

Të njëjtën dashuri për atdheun kanë edhe nipërit e Remziut, të cilët flasin me krenari për origjinën e tyre.

“Unë jam nipi i Remziut. Është hera e katërt që vij në Shqipëri. Më pëlqen ky vend, Shqipëria është vend i bukur, ka male të bukura. Ne kemi lindur në Australi, por në të vërtet jemi shqiptarë, nga ky vend, nga ky fshat. Nga historia e Shqipërisë njoh Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar, kam lexuar për të. Njoh Tiranën po ashtu, e kam vizituar dhe është shumë e bukur, si kryeqytetet e tjera evropiane. Unë po studioj për inxhinieri mekanike dhe nëse më krijohet mundësia mund të punoja duke jetuar në Korçë, sigurisht nëse do të paguhesha mirë”.