Shqiptarët ‘masakrojnë’ Zaevin në Facebook, pasi kundërshtoi Kryeministrin shqiptar

Pasi lideri i BDI-së në 18 vjetorin e themelimit të partisë kërkoi postin e kryeministrit shqiptar , i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë maqedonase në pushtet LSDM-së, informon TetovaSot.
Posti shqiptar i kryeministrit nga partia më e fuqishme shqiptare e ka trazuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev i cili ka reaguar kundër kësaj ideje .Vazhdimisht Zaev kërkon votën shqiptare por nuk do që një shqiptar të merr fronin e kreut të Qeverisë për herë të parë.

Marketing

“Nëse LSDM fiton zgjedhjet, unë jam kandidat për kryeministër i Qeverisë, dhe do të jem kryeministër i cili do të luftojë njëlloj për jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, diçka që e dëshmova viteve të fundit.
Nëse BDI ka kushte tjera për koalicionim në Qeveri, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, është përgjigja e Zaev ndaj Ahmetit.

Por këtij reagimi nuk i kanë munguar edhe kritikat e shqiptarëve kundër lideri të LSDM-së. Shqiptarët e kanë masakruar Zaevin pasi ai reagoi ashpër për postin e kryeministrit që të jetë shqiptarë.