Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Afro 5% e popullsisë vendase mbajnë llogari në platformat virtuale të kriptovalutave. Statistikat tregojnë se të ardhurat e tyre të konvertuara arrijnë në 1.2 mln dollarë.

Marketing

Monedhat dixhitale, të njohura ndryshe edhe si kriptovaluta, po gjejnë përdorim edhe në tregun shqiptar. Të dhënat nga platforma “STATISTA” tregojnë se numri i përdoruesve në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri, përllogaritet të arrijë deri në 126 mijë përgjatë vitit të ardhshëm.

Thënë ndryshe, 1 në 19 banorë në vendin tonë mbajnë kriptomonedha në portofolet e tyre virtuale binance e bibyt.

ADVERTISING

Edhe pse një vend ku zhvillimi teknologjik nuk është pikë e fortë për ekonominë, duket se publiciteti dhe mënyra si kanë qarkulluar kriptovaltutat në botë, kanë gjetur interes tek indvidët këtu.

Statistikat tregojnë se tregu i kriptove vlen sot 1.2 mln dollarë në Shqipëri, me të ardhurat mesatare për përdorues që arrijnë në 9.5 dollarë.

Kriptomonedha më e madhe bitcoin, e cila zë 50% të tregut global, momentalisht po këmbehet me 58 mijë dollarë, ndërsa ekspertët presin që vlera e saj të arrijë deri në 150 mijë dollarë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Marketing