Shqiptarët në Maqedoni do të formojnë bashkësinë e komunave, nëse dështon anëtarësimi në NATO dhe BE?!

Ish-deputeti i LSDM-së, Esad Rahiq ka theksuar se do të rritet pakënaqësia tek shqiptarët në Maqedoni nëse vendi do të humbasë shansin për në BE dhe NATO.

Marketing

Ai në një debat në Alfa TV theksoi se në rast se dështon kjo, atëherë shqiptarët për gjashtë muaj apo më së voni dy vite do të formojnë Bashkësinë e komunave në Maqedoninë Perëndimore, të cilët do të dalin në referendum dhe do të thonë se duan të jetojnë në Maqedoni, por duke qenë pjesë e NATO dhe BE-së.

“Kjo do të ishte bashkësi e komunave. Unë nuk kërcënohem. Në vitin 2001 kam qenë në Rashce të Shkupit, derisa shumë ‘patriotë’ kishin ikur në Halkidiki. Po tentoj që të mendoj me kokë të ftohur”, ka theksuar Rahiq.

Sipas tij, pas referendumit, kryeministri Zoran Zaev do të bëj rikonstruim të Qeverisë dhe se një pjesë e ministrave të përfshirë në tenderë kriminalë do të marrin atë që meritojnë.

Marketing