Shqiptarët në postet e policisë në Manastir, Krushevë, Resnjë, zvministri Nuhiu numëron shefat

Zëvendësministri i brendshëm Agim Nuhiu ka numëruar përfaqësimin e shqiptarëve në poste udhëheqëse në disa komuna në lindje të Maqedonisë, ku shqiptarët janë nën 20%.. Sipas tij, ka përmirësim të dukshëm të shqiptarëve në sekretariatet e punëve të brendshme në Manastir, Krushevë, Resnjë, Makedonski Brod, etj.

Marketing

“Si rezultat i Marrëveshjes së Ohërit dhe politikave të BDI, sot policia e Manastirit udhëhiqet nga një Zv/Kryeshefi i Sektorit të policisë së Manastirit; Kryeshefi i policisë së uniformuar të Manastirit; Kryeshefi i policisë kriminalistike të Resnjës, Ndihmës komandanti i Krushevës, Makedonski Brodit, etj”, ka nënvizuar Nuhiu, duke shtuar se edhe gjuha shqipe e zë vendin e vet, siç është vendosja e tabelës në Krushevë.