Shqiptarët nuk i besojnë më Zaevit,LSDM ik nga zgjedhjet e 12 Prillit

Koment Tetova sot
Sa më shumë që afrohen zgjedhjet ,aq më tepër partia që drejtoi këto tre vite vendin, ajo e kryeministrit Zaev, po shfaq shenja frike duke dashur ti shmang ato dhe mundohet këtë ta mbulojë përmes kinse mosvotimit të ligjeve të rëndësishme , por nuk është ky problemi.

Marketing

Duke iu referuar asaj që tha mbrëmë Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski që paralajmëroi mundesinë për formim të një shumice të re parlamentare kjo e bën situatën politike edhe më të tensionuar por paniku i humbjes te partia maqedonase po bëhet gjithnjë më i madh .LSDM kërkon të mbetet në pushtet para 12 Prillit sepse më pas nuk është më e sigurtë asgjë . Përmes këtyre formave dredharake ata duan ti shmangin zgjedhjet sepse nuk janë më të bindur në fitorën që se kanë provuar thuajse asnjëherë por ia kanë dhënë të tjerët .LSDM tashmë duket se janë përshkuar nga frika e zgjedhjeve sepse dy janë arsyet .E para sepse pushteti të konsumon dhe nuk ke realizuar premtimet elektorale dhe e dyta ka të bëjë me faktin thelbësorë sepse ata i kanë humbur shqiptarët.LSDM megjithatë janë parti serioze por alarmin ka të ngjarë ta kenë marrë nga Qendrat e veta analitike .

Për të vazhduar lojën perfekte të tyre ,lëshojnë shqiptarët e tyre që i kanë me funksione të larta partiake që të sulmojnë shqiptarët e vërtetë ,pra duke lëshuar satelitët shqiptarë sa herë që i duhen ,që të sulmojnë Kryetarin e Kuvendit, BDI-në dhe duke dashur që fajin e dështimit si zakonisht tia adresojnë një tjetri që proporcionalisht ka patur shumë më pak pushtet se ata në qeverisje.

Partia e Zaevit asnjëherë nuk ka mundur që e vetme ta mund VMRO-në dhe së fundmi atë nuk e shqetëson asgjë tjetër përvecse sondazheve që i ka në disfavor kundrejt kundërshtarit politik fitues gjithmonë në zgjedhje te pala tjetër dhe loja në kartën e nacionalizmit po e favorizon tejmase VMRO-në .Këtë kartë nacionalizmi Zaevi dhe partia e tij nuk mund më ta proklamojnë sepse bien ndesh me konceptin ” qytetarë” të tyre që në fakt nuk është i tillë për nga thelbi por për nga joshja e elektoratit shqiptarë që të të mund të përafrohen me VMRO-në.Por Zaevi moti i ka humbur shqiptarët dhe ai e di këtë ,prandaj dalin idetë e kombinatorikave tjera të shumicave Parlamentare për tu ikur zgjedhjeve të 12 Prillit .

Koalicioni LSDM-BDI,në cfarëdo rrethane edhe ashtu është prishur sepse kemi një qeveri teknike ku bëhet luftë për pushtet me skena “largo emrin e ri dhe vendos të vjetrin” .
Në fakt ky koalicion që në fillim lindi,vazhdoi dhe do mbarojë me “këmbë të qelqëta” jo për shkak të ndonjë gjëje tjetër por për faktin se aferat e reja si “Reket”,”Katica” nuk kanë vulën e BDI-së por të LSDM-së dhe aty Zaevi humbi terren në politikën e ” madhe” të tij .Erdhi në pushtet duke shfaqur aferat e të tjerëve dhe më pas u zhyt vetë në afera .
Zaev dhe partia e tij harron se bën luftë për të siguruar votat që i duhen shpesh dhe pa dhjetë të BDI-së ai bllokohet përnjëherë sepse opozita bëhet më e fortë se pushteti prej humbësi .Zaev ka një problem dhe këtë nuk ia krijon as BDI dhe askush tjetër.është ankthi që ai e krijoi vetë dhe nuk clirohet më dot prej tij sepse ai zhgënjeu shqiptarët dhe automatikisht ai i humbi ata dhe kur anketat tregojne se nuk i bëjnë punët në terren ,ai mundohet që të shpikë ” koalicione imagjinare” që do ta përmbysnin atë ende pa filluar.