Shqiptarët protestojnë në Bujanoc kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë me dije se sot do të protestohet në Bujanoc.

Përmes një postimi në Facebook, ajo kishte thënë se shqiptarëve po vazhdojnë t’iu mohohen të drejtat elementare të njeriut.

“Qeveria në Beograd edhe pas përpjekjeve e angazhimit institucional, kërkesat legjitime po vazhdon të mos i përfillë. Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka senzibilizimin e çështjes tonë”, ka shkruar Sinani në Facebook katër ditë më parë.

“Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkëngjitim edhe ngritjen e zërit në rrugë”.

“Përmes PROTESTËS. Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar. Takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 11:00, në Sheshin e Bujanocit”

Marketing