Shqiptarët “pushtojnë” Leçen, pas Dermakut, Berishës dhe Ramadanit një tjetër kuqezi i bashkohet verdhekuqëve

Leçe është kthyer në skuadrën e shqiptarëve. Pas Dermakut, Berishës dhe Ramadanit një tjetër shqiptar i është bashkuar skuadrës verdhekuqe.

Marketing

Bëhet fjalë për Luis Hasën, i cili largohet nga skuadra e Juventusit pasi nuk po gjente hapësirë në skuadrën e parë.

Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi mes Leçes dhe Juventusin për transferimin e Hasës, pritet që futbollistit t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Ndërkohë që Juventus ka mbajtur 40% të kartonit në rast shitjeje të futbollistit.

Marketing