Këngëtari i njohur Albano Carrisi, ka treguar një histori të babait të tij me shqiptarët, ndërsa thotë se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.
I ftuar në një emision në Shqipëri, artisti italian Albano Carrisi ka rrëfyer se emrin ia ka vendosur babai pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare.
Albano thotë se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.
“Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë. Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë”, thotë ai.