Shqiptarët vërshojnë plazhet përkundër koronavirusit

Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me trafik në autostradën Tiranë-Durrës.

Marketing

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, mëngjesi i sotëm i ka gjetur ata që duan të dalin jashtë kryeqytetit në trafik.

Në përpjekje për të shfrytëzuar këtë ditë me diel, me gjasë për të shkuar në bregdet, qytetarët që marrin këtë rrugë duke të kenë parasysh se do të përballen me radhë të gjata trafiku.

Problemi i trafikut gjatë të dielave gjatë periudhës së verës në autostradën Tiranë-Durrës, por dhe akse të tjera, vijon prej vitesh.

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga temperatura të larta, por priten edhe reshje lokale të shiut.

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31°C

në vendet e ulëta: 18 / 35°C

në vendet malore: 15 / 30°C /

Marketing