Policia italiane ndaloi një 35-vjeçar shqiptar në komunën e Casapullas, rajoni i Campanias, 16 km larg Napolit. Ai akuzohet se ka shkelur në mënyrë të paligjshme territorin italian dhe për këtë fakti ai ishte riatdhesuar në vendlindje.
Shtetasi me iniciale M.A. fshihej në shtëpinë e një shtetaseje ukrainase dhe tentoi të hidhej nga ballkoni i shtëpisë për t’i shpëtuar ndalimit nga karabinierët italianë. Gjatë momentit të hedhjes, ai ishte gjysmë i zhveshur. Oficerët e rendit po qëndronin në pritje të tij dhe e kanë mbërthyer.
M.A. rezultonte se kishte dhunuar ligjin për hyrjen në territorin italian për të dytën herë. Më pas, ai është zhvendosur në portin e Brindizit nga ku prej aty është kthyer në atdhe.