Shqiptari nga Saraji i Shkupit i cili e la të vdekur gruan e tij në Tulino të Austrisë e ka pranuar veprën.
36-vjeçari Xhemail M, e ka goditur gruan e tij 32-vjeçare disa herë me thikë në pjesën e qafës, viktima Zemira K, ngeli e vrarë në sy të shumë dëshmitarëve në një parking.
Sipas zëdhënësit të policisë austriake, Xhemail M e ka pranuar veprën duke mos u penduar për atë çfarë ka bërë.
Po unë e vrava sepse kisha dëshirë – ka thënë ai.
Çifti edhe më herët kishin mosmarrëveshje. Xhemaili e kishte të ndaluar që ti afrohet familjes, sepse edhe më herët kishte ushtruar dhunë.
Më 21-janar Xhemail M e ka sulmuar gruan e tij në një parking ku ajo kishte shkuar për të blerë gjëra. Fëmijët e tyre kanë qenë në shkollë gjatë kohës kur ka ndodhur vrasja.