Shqiptari i Kosovës dëbohet nga Zvicra se voziti shpejt dhe u vetaksidentua

Në majin e vitit 2021, pak pas orës 19:00, Florent M.*, që tani është 26-vjeç, i hipi Ferrarit të tij të kaltër. I riu përshpejtoi, ndërsa vetura e tij bëri zhurmë të madhe. Ai po e ngiste makinën e tij me shpejtësi nga rruga Dietikon për në Spreitenbach. Por derisa po tentonte të merrte një kthesë, gjithçka i doli nga dora. Nga shpejtësia e madhe, kosovari del nga rruga dhe me veturën e tij luksoze godet një mur.

Marketing

Florent M. nuk pëson lëndime, por makina e tij bëhet për skrap. “Si pasojë e aksidentit, rruga u desh të mbyllej për rreth dy orë”, pati thënë policia kantonale e Cyrihut në atë kohë.

Sipas mediave në Zvicër ky aksident pati pasoja të hidhura për Florent M., i cili u dëbua në Kosovë. Për më shumë se tri vite, ai luftoi për të drejtën që të mbetet në Zvicër – por pa sukses. Rreth një vit pas aksidentit, Gjykata e Qarkut e Dietikonit e shpalli atë fajtor për aksident të rëndë dhe e dënoi atë me 43 muaj në burg. Gjykata e Qarkut fillimisht nuk vendosi për dëbimin e tij. Sipas dokumenteve, Florent M. po voziste me shpejtësi prej së paku 100 km/h në vend të 60 km/h dhe la shenja nga djegia e gomave në gjatësi prej rreth 170 metrash. Në prezencë të avokatit të tij, ai pranoi se po ngiste madje deri në 120 km/h. Kjo duket edhe nga dokumentet e gjykatës.

Por as Florent M. e as zyra e prokurorit publik të Cyrihut nuk ishin të kënaqur me gjykimin. Të dyja palët e apeluan. Në korrik të vitit 2023, Gjykata Supreme e Cyrihut konstatoi se gjykimi ishte i drejtë, por shkoi edhe një hap tutje: urdhëroi dëbim prej gjashtë vjetësh mbi bazën e Aktit të Vozitjes së Pakujdesshme.

Florent M. e çoi rastin në Gjykatën Federale, por humbi. Në gjykimin e saj të 7 tetorit të vitit 2024, Gjykata më e lartë e Zvicrës e mbrojti vendimin për dëbim. Gjykata Federale madje tha se “interesi publik për dëbim është vendimtar për rastin në fjalë”. Me fjalë tjera: gjykata e konsideroi Florent M. si rrezik.

Florent M. pranon se Ferrari ishte i tij. Në kohën e aksidentit, ai kishte në pronësi një servis makinash me një koleg. E banori i Cyrihut po e konsideron vendimin “të padrejtë”. “Është vendim i vështirë. Thjesht, mbeta pa fjalë”.

Zyra për migrim veçse e ka kontaktuar atë. “Autoritetet më dhanë një muaj për të lëshuar Zvicrën. Nuk më dhanë fare mundësi për t’u përgatitur për të ardhmen time në Kosovë. U ktheva në Kosovë në fund të nëntorit. Deri para pak kohe, gati tre vjet i kalova në ndalim”.

“Jam pishman për të veprimet e mia, duke filluar nga ngasja në gjendje të dehur”, thotë ai. Me këtë, ai po tregon se përpos ngasjes së pakujdesshme, ai ka edhe histori tjera, si kundërvajtje trafiku dhe një rast tjetër për tentim-sulm të rëndë – të gjitha brenda në kohe të shkurtër. “Kalova nëpër një periudhë të rëndë. Duke e parë nga jashtë, duket se unë veçse paraqisja rrezik”, sqaron ai, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata Federale sqaron se Florent M. është dashur tashmë të largohet nga vendi pasi është shpallur fajtor për lëndim trupor. Megjithatë, për shkak të situatës së tij personale, dëbimi nuk u urdhërua. Por kundërvajtja e shpejtësisë vulosi fatin e tij: Gjykata Federale arriti në përfundimin se ekzistonte rreziku i një vepre penale për këtë shtetas kosovar.

Florent M., i cili arriti në Zvicër në moshën katër-vjeçare me familjen e tij që ende jeton në Dietikon, sqaron: “Nuk e di se si do t’i kaloj gjashtë vjet këtu në Kosovë. Megjithatë, këtë kohë do ta kaloj me mençuri, do të bëhem më i qetë. Qëllimi im është të kthehem në Zvicër – në vendin tim”.

Shqiptari i Kosovës dëbohet nga Zvicra se voziti shpejt dhe u vetaksidentua

pixelLexo më shumëLupon Media
NativeGram placeholher
Melania Trump Like You’ve Never Seen Her Before

NativeGram placeholher
I mbuluar me gjak, dalin pamje të reja nga aksidenti i burrit të Shkurte Fejzës (PAMJE)

NativeGram placeholher
8 Sunscreen Surprises You Shouldn’t Overlook!

NativeGram placeholher
Lumin apo Azemin, motra ja jep ‘dritën jeshile’ Albës qe të lidhet me këtë mashkull

NativeGram placeholher
Kush është Arion Rexha i dashuri i Dianës që familja e saj nuk po e duan?

NativeGram placeholher
An Icon Whose Ravishing Visage Was The Inspiration For Snow White

NativeGram placeholher
“Njeri shumë i dashur, jo drogirash as alkoolist” Flet vëllai i Rrustem Llapit pas vrasjes së serbit në Gjermani

NativeGram placeholher
Yll Limani ngjitet në skenë bashkë me babain e tij, gazetarin e njohur që dikur ishte roker

NativeGram placeholher
Ana ndanë momente intime me Kevinin

NativeGram placeholher
Instagram shton një opsion të ri, ka filluar të aplikohet nga përdoruesit në të gjithë botën

NativeGram placeholher
Ekskluzive- “I zhveshur lakuriq në video”, njeriu i afërm me Kurtin përfshihet në skandal të rëndë

NativeGram placeholher
Bitcoin kaloi 100,000 dollarë: çfarë do të ndodhë?

Të fundit Më të lexuarat

Bora deri në 40 centimetra në Kukës, në zonat e thella bëhet apel për kujdes

Manchester City shënon fitore të thellë ndaj West Ham, Chelsea ndalet me barazim nga Crystal Palace

Rama-Çekut: Kjo është propagand, fajin për palestrën sportive e kanë asambleistët tuaj

Këto janë tri opsionet që ka Ronaldo për të ardhmen e tij

Lideri sirian nuk ia zgjati dorën diplomates gjermane, reagon ajo

Showbiz
Bora deri në 40 centimetra në Kukës, në zonat e thella bëhet apel për kujdes

Show
Drenusha, pasi Atilla nuk ia lejoi fëmijët: Në ato momente me m’pas pre, gjak nuk kisha derdhë
Sport

Sport
Manchester City shënon fitore të thellë ndaj West Ham, Chelsea ndalet me barazim nga Crystal Palace
Sport

Sport
Këto janë tri opsionet që ka Ronaldo për të ardhmen e tij
OP-ED

Qasja e Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë së Kosovës: Shkelje e ligjit dhe minimi i integritetit institucional

Zhvillimi imagjinar – Varfëria reale!
Nga Rubrika

Botë
Lideri sirian nuk ia zgjati dorën diplomates gjermane, reagon ajo
04 January 2025

Botë
Mali i Zi nderon 12 viktimat e sulmit me armë ditën e Vitit të Ri
04 January 2025

Botë
Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë
04 January 2025

Botë
CEO i Apple dhuron kaq milion dollarë për inaugurimin e Trump
04 January 2025

Marketing