Shqiptari nga Saraji i cili dje pasdite ekzekutoi gruan e tijë duke e goditur 32 vjeçaren disa herë në qafë, ku e ndjera Zemira K. mbeti pa shenja jete në prani të shumë dëshmitarëve, ai sot e ka pranuar veprën e kryer, mirëpo siç thekson ai nuk ndjen asnjë lloj faji.
Sipas zëdhënësit të policisë Austriake, i akuzuari ka pranuar veprën duke mos u penduar për atë se çfarë ka ndodhur. “Po, unë e ekzekutova sepse ishte dëshira ime” ka thënë ai në prani të policisë.
Çifti gjithashtu edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre, teksa Xhemaili e kishte të ndaluar që t’i afrohet familjes shkaku sepse kishte e ndjera urdhër mbrojtjeje.