Shqiptari nga Sllupçani goditet për vdekje nga makina BMW

Bashkim Demiri, 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në Spitalin e Kumanovës pas lëndimeve të rënda që i ndjeri ka marrë nga goditja e një veture – BMW me targa të Kumanovës, ndërsa drejtohej nga një 23-vjeçar nga fshati Likovë, shkruan Koha.

Marketing

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa vetura, supozohet për shkak të shpejtësisë dhe pamjes jo të mirë, ka goditur 39-vjeçarin që po ecte në këmbë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Edhe pse ishte dërguar menjëherë në Spitalin e Kumanovës, mjekët nuk kishin arritur ta mbanin në jetë, pasi i ndjeri kishte pësuar lëndime të rënda. Bashkimi punonte në Avokaturën e Shtetit të Shkupit, ndërsa pas vetes la tre fëmijë të mitur.

Marketing