Shqiptari nga Ukraina: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Kryetari i shoqatës së shqiptarëve në Ukrainë, Rodion Pandar, ka thënë se situata në disa rajone të Ukrainës është e vështirë.

Marketing

Ai ka krahasuar gjendjen atje me luftën në Kosovë.

“Situata në Ukrainë është si në Kosovë kur ishte luftë. Lindja e Ukrainës është në mëshirë të fatit pasi ushtria jonë [Ukrainës] nuk kontrollon asnjë qytet. Në qytetet tjera kemi rrymë e gaz, kemi rroga kush punon.I ndihmojmë ushtrinë duke mbledhur para”.

Ai thotë se Rusia po përhapë dezinformata në lidhje me Ukrainën dhe popullaritetin e Zelenksit.

“Situata është shumë e vështirë pasi rusët po bëjnë edhe luftë dezinformatash për të përçarë popullin në disa grupe. Kushtetuta e thotë mirë se zgjedhje nuk mund të ketë derisa vendi është në luftë. Ata poashtu kanë një numër të madh të agjentëve në terren”, tha ai për TV Dukagjinin

Pandar thotë se ka shumë luftëtarë nga fshati ku jetojnë shqiptarët që u janë bashkuar forcave ushtarake.