Shqiptari triumfon në “Survivor” në Greqi, fiton 100 mijë euro

Daniel Nurka është i riu shqiptar që është shpallur mbrëmjen e djeshme fitues i “Survivor” në Greqi.

Marketing

Daniel Nurka ua kushtoi fitoren prindërve të tij, teksa tha se “ata janë të mbijetuarit e vërtetë të jetës”. Ai ka falënderuar edhe miqtë dhe njerëzit që e kanë mbështetur, si dhe bashkëlojtarët që i kanë qëndruar pranë në momente të vështira.

“Dua t’i jap vetes një gisht të madh për t’u mbajtur,” përfundoi Daniel Nurka.

Pasi luajit si aktor në “Krushqit nga Tirana”, një intervistë për një televizion në Athinë, Danieli ka pohuar se është me origjinë shqiptare, por ka lindur dhe është rritur në Greqi.

“Babai im erdhi në Greqi në vitin 1997. Një vit më vonë linda unë. Ai erdhi vetëm për të rregulluar dokumentet dhe gjërat e tjera. Pastaj erdha unë, motra dhe mamaja. Tani kam kartë identeti greke, kam bërë shërbimin ushtarak, i kam shërbyer atdheut dhe kam votuar 2 herë”, thotë Daniel Nurka. 

Aktori me origjinë shqiptare flet edhe për burokracitë në shtetin grek në lidhje me emigrantët shqiptarë si dhe për faktin që nuk ka pse të jetë i dyzuar për të shprehur mendimin e tij. “Ekziston një burokraci në Greqi. Një miku im me origjinë shqiptare, është lindur këtu, është rritur këtu dhe është shkolluar këtu. Ai ka shkuar në Shqipëri vetëm 3 herë dhe ende nuk ka dokumente. Ekziston një burokraci e madhe. Përderisa kam jetuar dhe jam rritur këtu, përse nuk duhet që unë të shpreh mendimin tim për çështje sociale apo çdo gjë tjetër”, shprehet aktori.