Vlera Gjakova
Shoqe dhe shokë,
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, jam kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe kryeministri në ardhje Albin Kurti për deputete me numrin 21 ❤️.
Si shqiptarja e parë nga Shkupi që garon në parlamentin e Republikës së Kosovës, është një nderë i veçantë dhe përgjegjësi e madhe të jem pjesë e ndryshimeve rrënjësore, aty ku i kam edhe rrënjët, aty ku edhe linda, në Kosovë, në Gjakovën krenare e heroike.
Jam këtu si një ushtare e devotshme dhe punëtore për Kosovën, për të dëshmuar se liria buron në qenien e njeriut dhe jo nga autoriteti i jashtëm, ashtu si edhe morali.
Vetëm njeriu i lirë (nga vetja) mund të shkojë deri në fund, vetëm ata që shkojnë deri në fund hapin shtigje të reja për realizim të idealeve për barazi dhe jetë dinjitoze.
Me Lëvizjen Vetëvendosje! unë e jetojë lirinë, me fitoren e Lëvizjes ne do ta jetojmë lirinë. ✊🏽
❤️ 21 – Forever young!