Eva Murati është një nga moderatoret sportive më simpatike të ekranit shqiptar, jeta profesionale dhe private e së cilës kanë qenë gjithnjë në vëmendje të mediave.
Para pak kohësh, moderatorja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me komentin që aktori i njohur i Turqisë, Can Jaman, i kishte kthyer në Instagram, prandaj të gjithë duan të dinë se si janë njohur dhe ç’raport kanë me njëri-tjetrin.
E ftuar në “Wake Up”, Eva tregoi çfarë mendonte në lidhje me aktorin simpatik.
“Është djalë simpatik, i suksesshëm, ishte me origjinë shqiptare. Por që nuk di çfarë mund të them tjetër”, u shpreh Eva.