Shqiptarja që bëhet “Zonja e parë” e Republikës së Gjenevës

Është shkruar për Ermira Lefort Artiste-Pianiste Shqipëtare-Zvicerane, për koncerte, pjesëmarrje në aktivitete kulturore, bashkëpunime me zhanre të ndryshme artistike letrare, arte pamore dhe prononcimet e saj në mediat e shkruara e televizive, për kulturën, artin dhe prurjet e vlerat artistike, por dhe angazhime akademike, kauza shoqërore të diasporës në Zvicër e jo vetëm.

Marketing

Por, kësaj radhe me vlerësim e kuriozitet deshta të merrja përshtypjet, ndjesinë, fjalën e saj si bashkëshortja Shqiptare-Zvicerane e Presidentit të Republikës e Kantonit të Gjenevës, Z.Francois Lefort.

“Është një moment që le gjurmë vlerësimi e mirënjohjeje, në rrugëtimin e angazhimin politik prej shumë vitesh të bashkëshortit tim, me kauzën ekologjike, impaktin në jetët njerëzore e shoqërore të kësaj kauze, e që sigurisht gjithnjë e më shumë po implementohet në ekonomi e ambjentalizëm. Arritja deri në këtë post, nuk është vetëm procedurë votash, është një bashkësi kriteresh, kontributesh, hierarkie e shkallë përgjegjësish, për të ardhur deri këtu. Do theksuar se 3 mandate ishte deputet, anëtar byroje, zv.President e më pas President e gjithnjë me shumicën e votave nga elektorati e gjithë partitë përfaqësuese në parlament..” thotë ne fillim te bisedës artistja jone e njohur Ermira Lefort duke folur për bashkëshortin e saj Francois Leforte, president i Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Artistja Ermira Lefort krenare për shume çka në Gjeneve: Të jetosh sot në Zvicër nuk është vetëm fat, por edhe privilegj

Pyetjes se si u ndje gjatë ceremonisë për nder të marrjes së këtij funksioni të lartë znj.Lefort ne vazhdim thotë “ishte një ceremoni me protokoll zyrtar, por me fjalime emocionuese, vlerësuese për kontribute e rrugëtimin politik të Francois, nga shefi protokollit Z.Steve Bernard,nga Kryetari i Bashkisë së Gjenevës Z.Sami Kanaan dhe nga Zv.Kryetarja Znj. Frederique Perler. Duke përmendur edhe punën, rezultatet sukseset e tij akademike shkencore, me impakt ekologjik sigurisht, ku shumë vendimmarrje në komisione, meqë edhe konteksti e lejonm, bëhen me këtë aspekt.”

Se çfarë donë të thotë një Shqiptare-Zvicerane në këtë atmosferë si bashkëshorte njeriu numër një të shtetit e Gjenevës dhe me statusin si “Zonjë e parë” e Republikës në këtë kontekst?

Madame Ermira Lefort është përgjigjur se “për mua është thjesht një status protokollar, zyrtar në evente politike që e respektoj dhe e vlerësoj, por unë pikësëpari jam dhe do vazhdoj të jem, thjeshtë Ermira artiste, që më njohin, me angazhimet e kontributet e mija, me miqtë, kolegë e bashkëpunëtorë, që i vlerësoj shumë në Zvicër, e diasporën tonë mbarëshqipëtare.”

Buqeta me lule në shenjë vlerësimi dhe respekti ndaj “zonjës se pare” të shtetit të Gjenevës

Sa vërejtja në këtë eveniment znj.Leforte juve ju ofruan buqeta me lule, në këtë ceremoni protokollare se e ndiet veten ne ketre rast? Ajo, duke buzëqeshur thotë “nuk e prisja deri sa znj.Perler filloi të zbriste shkallet e podiumit zyrtar.. Kur erdhi dhe më dhuroi buqetën me lule u emocionova, nga ky gjest elegant, me vëmendje e mesazh vlerësimi dhe respekti, që bashkëshortja ose në një rast ndryshe, bashkëshorti i një personi që angazhohet për shumë vite dhe kryen funksione në politikë bërje, ka mbështetjen, mirëkuptimin, për gjithë orët e punës, gjithë ngarkesën e obligimeve të bashkëshortes/it..”

Që bashkëshortët e politikanëve janë kontribues në këtë rrugëtim, që plus profesionit të tyre respektiv, marrin përsipër në jetën e përditshme edhe më shumë përgjegjësi në familje e me fëmijët… E pra kjo zonjë politikane, bashkëshorte e nënë, me këtë buqetë lulesh bashkë me duartrokitjet e të gjithë të ftuarve, më folën kaq shumë.

Si vazhdojnë planet në familjen tuaj? ishte kjo pyetja e fundit për bashkëbiseduesen tonë Ermira Lefort e cila përgjigjet se “ne, si prindër të përkushtuar, me art, politikë, shkencë me miq e dashamirës që i vlerësojmë, që i duam dhe na duan. Pra, të jetosh sot në Zvicër nuk është vetëm, fat, por edhe privilegj…” tha në fund znj.Ermira Lefort për LeCanton27.ch.