Shtabi Komunal Zgjedhor BDI Gostivar, takoi përfaqësuesit e Shtabeve Vendore

Duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse kundër CoVid-19 në bazë të protokollit që tashmë është miratuar nga Komisioni i sëmundjeve infektive, Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në mbledhje të ndara, realizoi takim me përfaqësuesit e Shtabeve Vendore të BDI-së në rajonin e komunës së Gostivarit.

Marketing

Me këtë rast, shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, z. Bashkim Hasani, njoftuan nga afër strukturën e Shtabit Komunal Zgjedhor dhe shtabeve vendore mbi aktivitetet para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 Korrikut.

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, z. Bashkim Hasani mes të tjerash njoftuan strukturën e partisë për zhvillimin e fushatës zgjedhore, duke u fokusuar tek nisma e  liderit të  Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI për të pasur kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Jakupi veçmas u fokusua tek kujdesi i shtuar për mbrojtje nga CoVid-19 gjatë gjithë aktiviteteve parazgjedhore.

 

Marketing