1 milion palestinezë përballen me mungesa ushqimore në Gaza

Rreth një milion refugjatë palestinezë në Gaza po përballen me mungesë ushqimore në Gaza për shkak të bllokimit izraelit në vazhdim dhe shkurtimit të fondeve globale për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë.

Marketing

Me rastin e 20 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, kreu i Komitetit popullor për t’i dhënë fund bllokimit në Gaza, Jamal al-Khoudary, tha se “rënia e vërtetë” në mbështetje nga donatorët ka pasur “pasoja serioze ndaj refugjatëve palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor, Kuds dhe në shtetet e tjera arabe”.

Al-Khoudary tha se vendimi i SHBA-ve dy vjet më parë për t’i ndaluar fondet për agjencinë UNRWA, që vlerësohet se është rreth 360 milionë dollarë në vit, ka ndikuar rëndë në operacionet e agjencisë.

Ai tha se bllokada e Izraelit në Gaza që nga viti 2006 ka rezultuar në shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë në zonën e rrethuar.

Dita Botërore e Refugjatëve shënohet globalisht më 20 qershor dhe përqendrohet në rritjen e vetëdijes për vuajtjet e miliona refugjatëve në të gjithë botën.

Marketing