Shtabi Operativ Komunal i Dibrës kërkon nga Shtabi Kryesor i Krizës të ndërmerren masa më rigoroze

Shtabi Operativ Komunal i Dibrës, në seancën e sotme të pasdites duke e analizuar gjendjen epidemiologjike me Kovid-19 të njëjtën e vlerëson si serioze.

Marketing

Kjo, siç është thënë, e konfirmon paraqitjen e rritjes së numrit të të infektuarve dhe numrin e madh të rasteve të dyshimta të cilat paraqiten në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

Pas analizës së hollësishme, është konstatuar se maska mbrojtëse, distanca fizike dhe dezinfektimi i duarve nuk janë të mjaftueshme për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit.

“Kërkojmë nga Shtabi Kryesor i Krizës të ndërmerren masa parandaluese më rigoroze që do të jenë në korrelacion të drejtpërdrejtë me gjendjen në Komunën e Dibrës. U bëjmë apel qytetarëve t’u përmbahen masave për mbrojtje dhe të mos e neglizhojnë gjendjen”, qëndron në konkluzionet e Shtabit.

Në Dibër në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 të infektuar të rinj me Kovid-19, me çfarë numri vetëm në dhjetë ditët e fundit është më shumë se 40 persona.

Nga fillimi i pandemisë, gjegjësisht nga rastet e para të konfirmuara më 26 shkurt, e deri më tani numri i përgjithshëm është 172 persona. Prej tyre aktivë ndaj sëmundjes janë 110 persona, kanë vdekur pesë, ndërsa 57 të tjerët e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.