Shtatë fëmijë të prekur nga fruthi janë pranuar sot në Klinikën Infektive në Shkup

Ministria e shëndetësisë njoftoi se sot deri në orën 13, në klinikën infektive në Shkup janë hospitalizuar shtatë fëmijë nga mosha dy vjeçare, me simptoma të fruthit. Të gjithë fëmijët janë nga Lisiçja e Re nga Shkupi dhe kanë vizituar çerdhen “Sonce”. Për këto shtatë fëmijë pritet vërtetim laboratorik.

Marketing

Ndryshe, deri tani janë sëmurë tetë fëmijë nga kjo çerdhe, të gjithë të pavaksinuar me MRP vaksina. Në grupë ka patur 28 fëmijë, të gjithë të pavaksinuar.

Nga 16 dhjetori deri sot gjithsej 22 persona janë hospitalizuar në klinikën infektive në Shkup. Nga to, 13 ende gjenden në spital, ndërsa nëntë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Pacienti më i vogël është një foshnje tetë muajshe, ndërsa më i madhi 33 vjet. Më së shumti të sëmurë ka në lagjen Lisiçja e re komuna e Aerodromit.