Shtatë futbollistë në testime te Shkupi

Skuadra e Shkupit pas ndeshjes kontrolluese që luajti ndaj Ballkanit të Kosovës (3:2), kishte një ditë pushim, ndërsa prej sot futbollistët u janë kthyer stërvitjeve.

Marketing

Pikërisht gjatë ditës së sotme në skuadër kanë arritur edhe shtatë futbollistë, të cilët do të jenë nën vëzhgimin e stafit të trajnerëve, të udhëhequr nga krye shefi Zekirija Ramadani, i cili do të ketë mundësi të përzgjedhë dy deri tre nga ta.

Skautët e skuadrës së FC Shkupi që në vazhdimësi kanë përcjellë futbollist për ekipin tonë, kanë sjellë shtatë futbollistë, të cilët kanë plotësuar kriteriumet e tyre, por fjalën përfundimtare se kush nga ta do të mbetet te Shkupi për sezonin e ri, do ta ketë trajneri Zekirija Ramadani, ndërsa të tjerët do të jenë të huazuar nëpër klube të tjera jashtë Maqedonisë.

Me këtë kryesia dëshiron të tregojë se Shkupi po punon për një të ardhme më të mirë, pasi që në të njejtën kohë u ka ofruar kontrata edhe futbollistëve nga shkolla e futbollit, por edhe duke sjellë futbollistë nga jashtë.

Emrat e futbollistëve të cilët sot ju bashkuan ekipit:

Ebere Ogadi EZEORA luan në pozitën e mesfushorit vjen nga Oyah Sports FC nga Nigeria

Onyebuchi Emmanuel IFEANYI luan në pozitën e mbrojtësit Oyah Sports FC nga Nigeria

Oluwasegun Oluwatobi OLALERE luan në pozitën e mbrojtësit dhe vjen nga Clique Sports Academy nga Nigeria

Armel Bradji DAKOURI është mesfushor dhe vjen ekipi AFAD Djékanou nga Ishujt Fare

Abulkadir ZANGO mbrojtës i krahut të djathtë, vjen nga ekipi Niger Tornadoes nga Nigeria

Moussa MARONE që vjen nga ekipi Casa Sport luan sulmues i krahut të djathtë dhe vjen nga Senegali

Faustin SENGHOR mesfushor nga Senegali që ka luajtur te Casa Sport.