Simptomat e zakonshme të një infeksioni të sinusit përfshijnë:

Sekrecione të zbardha ose të gjelbërta
Bllokim i kanaleve të hundës
Ndjeshmëri nën sy ose në hundë
Dhimbje në pjesën e përparme të kokës
Dhimbje dhëmbësh
Kollitje
Ethe
Lodhje
Aromë e keqe e gojës
Një infeksion i sinusit mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial, viruse ose kërpudha.

Alergjitë dhe astma janë gjithashtu të lidhura me infeksionet e sinusit.

Simptomat e migrenës gjithashtu mund të ngatërrohen me simptomat e një infeksioni të sinusit: Shumë njerëz mendojnë se kanë një “dhimbje koke sinusale” kur në fakt ata kanë një sulm migrene. Ju mund të parandaloni infeksionet e sinusit duke ndjekur këshillat e mëposhtme.

Lani duart
Viruset janë shkaku më i zakonshëm i infeksioneve të sinuseve. Prandaj larja e duarve rregullisht mund t’ju ndihmojë të shmangni viruset. Lajini duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdorni një dezinfektues duarsh me bazë alkooli që përmban të paktën 60 përqind alkool.

Hiqni dorë nga cigarja dhe shmangni çdo lloj tymi