Një këmbësor u lëndua më rëndë, ndërsa gjashtë më lehtë në pesë fatkeqësi të komunikacionit, që kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Në gjashtë fatkeqësi të komunikacionit është shkaktuar dëm material.
Gjatë 24 orëve të kaluara nëpër rrugët e Shkupit janë regjistruar 21 persona të cilët kanë vozitur më shpejtë se sa lejohet, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar tre shoferë fillestarë dhe 21 shoferë para se të kenë të drejtë të drejtojnë automjet motorik. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 19 automjete teknikisht jo të rregullta.
Sipas buletinit të SPB Shkup, janë lëshuar 67 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë marrë 46 automjete.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar edhe 22 shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rrip të sigurisë derisa kanë vozitur dhe 37 shoferë të cilët kanë folur në celular.