Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre nga gjithsej 12 aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në nëntë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga komunikacioni, sipas të dhënave të MPB-së, policia ka përjashtuar një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, dy shoferë para se të marrin patentë shoferi dhe një automjet i paregjistruar.