Të paktën shtatë persona janë vrarë në një sulm me raketa ruse që ndodhi në ndërtesa banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ndërtesa që u godit ishte një “ndërtesë e zakonshme banimi”.
Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.
Pokrovsk shtrihet rreth 70 kilometra në veri-perëndim të qytetit Donetsk, i cili është i pushtuar nga forcat ruse. Para luftës ajo kishte një popullsi prej rreth 60 mijë persona, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pavlo Krylenko, kreu i rajonit të Donetskut, tha se sulmi i parë vrau pesë civilë dhe se një zyrtar nga shërbimet e urgjencës u vra në sulmin e dytë. Atje vdiq edhe një person që punonte në ushtri.
67 të plagosur përfshijnë 29 oficerë policie, pesë shpëtimtarë dhe një fëmijë, tha ai.
Ai shtoi se ndërtesat që u “shkatërruan dhe u dëmtuan” ishin “ndërtesa të larta, shtëpi private, ndërtesa administrative, objekte hotelierie [dhe] një hotel”.
Sipas zyrtarëve të tjerë ukrainas, raketa e dytë goditi 40 minuta pas të parës, duke vrarë dhe plagosur shpëtimtarët gjersa ata kërkonin për të mbijetuar në rrënojat e asaj që Zelensky e përshkroi si një “ndërtesë të zakonshme banimi”.
Ai ka publikuar një video të një ndërtese pesëkatëshe që i është shkatërruar kati i fundit.
Mes skenave të kaosit të përgjithshëm dhe konfuzionit, ai tregoi civilët që pastronin rrënojat dhe shpëtimtarët që ndihmonin njerëzit në ambulanca.