Shtatë vetëvrasës me bombë i kanë kryer sulmet në Sri Lanka

Ekipi i forenzikës së Qeverisë së Sri Lankës kumtoi se shtatë vetëvrasës me bombë kanë kryer sulme ndaj tre kishave dhe tre hoteleve luksoze dhe rrethinën e Kolombos në ditën e Pashkëve.

Marketing

Dy persona janë përfshirë në sulmin ndaj hotelit “Shangri-La” nga një sulmues kanë marrë pjesë në sulmin ndaj “Sinamon grand”, “Kingsberi” dhe “Sent Entoni Shrajn” në Kolumbo, si dhe në sulmin ndaj kishës Senr Sebastijan në qytetin Negombo dhe ndaj kishës Zion në qytetin Batikalo.

Më vonë janë kryer edhe dy sulme me bombë ndaj një restoranti dhe në afërsi të një mbikalimi në Kolombi, të cilat ende janë nën hetim. Sulmuesit e dyshuar detonuan shpërthim në një shtëpi në afërsi të mbikalimit, ku e humbën jetën tre policë.

Sipas të dhënave të fundit, gjatë shpërthimeve të djeshme, jetën e humbën të paktën 290 njerëz, ndërsa rreth 500 mbetën të plagosur. Midis viktimave ka shtetas të SHBA-së,. Britanisë së Madhe, Indisë, Kinës dhe vende të tjera.

Marketing