Shtëpia Botuese “Shkupi”: Ministria e Kulturës t’i pranojë projektet e refuzuara

Shtepia Botuese Shkupi kërkon nga Ministrja e Kulturës Irena Stefoska, që tetë projektet e refuzuara dhe katër pjesëmarrjet në katër panairet e librave të pranohen tërësisht. Drejtuesi i SHB “SHKUPI” Azem Dauti, thotë se refuzimi  është i paarsyeshëm, sepse bëhet fjalë për libra nga letërsia botërore të përkthyera nga gjuhët e huaja në gjuhen shqipe dhe të shpërblyera për vitin 2021.
“Çështja është se ne gjithmonë kemi aplikuar edhe me 20 libra edhe me 30 libra, janë përkrahur dy libra, pesë libra, gjashtë libra. Këtë vit ne ofruam dicka që nuk është e parefuzueshme, që don të thot, I keni këto dhjetë tituj nga letërsia botërore që janë tituj të shpërblyer letrat, jo vetëm nga vendet që vijn por disa prej tyre janë edhe me cmime letrare ndërkombëtare. Ministria e kulturës të refuzon dicka të tillë ose shteti, kjo është e paarsyeshme, prandaj kërkojmë edhe të reagohet.”, tha Azem Dauti, drejtuesi i SHB shkupi.
Dauti thotë se kërkesën për refuzimin e librave nga Minstrja e Kulturës e bën përmes mediave dhe jo përmjet ankesave të shkallës së dyte, sepse sic thot ai, kemi përvoj nga kjo, duhet të presim me vite për të marru përgjigje konkrete nga Ministra e Kulturës. Dauti shtoi se duhen të respektohen edhe vlerat e mirfillta letrare, të drejtat e shpërndarjes të mjeteve në mënyrë të drejte dhe sipas meritë së projekteve. Ai shpreson se kjo kërkesë pubile do të kuptohet drejtë dhe projektet e tyre botuese të hyjnë ne programin e Interes Nacional të Kuluturës për vitin 2021.
Marketing