Shtëpia e Bardhë: Ja pse u rrëzua Biden tek shkallët e avionit (VIDEO)

Shumë media dhe qytetarë të SHBA u shqetësuan për shëndetin e presidentit Joe Biden, pasi ky i fundi u rrëzua tre herë nga shkallët e avionit “Air Force One”.

Marketing

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila ka zbuluar shkakun e incidentit që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë.

Përmes një deklarate për mediat zv.sekretarja për Shtypin, Karine Jean-Pierre deklaroi se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit.

Zv.sekretarja siguroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte plotësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vijojë axhendën sipas parashikimeve.

blob:https://players.brightcove.net/a3aa00a5-9740-4f8c-ac38-c089c0c4c9fc

Marketing