Shtëpia e Bardhë zbulon detajet e bisedës telefonike Trump-Putin dhe zbatimin e armëpushimit

Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë detajet e bisedës telefonike mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Marketing

Këtu pikat kryesore ku u përqëndrua biseda:

Armëpushimi

Udhëheqësit ranë dakord që lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim energjetik dhe të infrastrukturës, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme.

Kur/ku do të zhvillohen negociatat

Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme, shkruan A2 CNN.

Udhëheqësit folën gjerësisht për Lindjen e Mesme si një rajon bashkëpunimi të mundshëm për të parandaluar konfliktet e ardhshme.

Mbi armët ‘strategjike’ – një referencë e dukshme për armët bërthamore

Ata diskutuan më tej nevojën për të ndaluar përhapjen e armëve strategjike dhe do të angazhohen me shtete të tjera për të siguruar aplikimin më të gjerë të mundshëm.

Për marrëdhëniet më të gjera SHBA-Rusi

Të dy liderët ranë dakord se një e ardhme me një marrëdhënie të përmirësuar dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka avantazhe të mëdha.

Kjo përfshin marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik kur të arrihet paqja.