Shtëpia Shëndetësore në Gostivar një prej 34 institucioneve ku do të përmirësohen kushtet për punën dhe trajtimin e pacientëve

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësministri Asim Musa sot e kanë vizituar Shtëpinë Shëndetësore të Gostivarit ku u informuan për aktivitetet vijuese në këtë institucion shëndetësor me qëllim të përmirësimit të kushteve për trajtimin e pacientëve dhe avancimin e statusit të punëtorëve shëndetësorë.

Marketing

Nga ana e të punësuarve, siç informon Ministria dikasteriale, është përshëndetur rritja e pagave në shëndetësi, respektivisht rritja pesë për qind në shtatorin e vjetshëm dhe rritjen e re të pagave në janar të sivjetshëm.

Nga Ministria theksuan se Shtëpia shëndetësore në Gostivar është një prej 34 institucioneve publike shëndetësore në vend për të cilat momentalisht përmes Sistemit Elektronik për Furnizime Publike ka procedurë për rinovimin e institucioneve shëndetësore.

Në dy vitet e fundit, në këtë institucion shëndetësor ka shtatë punësime, ndërsa janë sjellë edhe dy automjete për shërbime dhe poltrone stomatologjike. Në këtë periudhë, mbi 136.948 pacientë kanë kërkuar shërbime në këtë institucion shëndetësor.

Marketing