Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Korçë, 40 banesat e reja gati në vjeshtë

Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 1 Qershorit në Qarkun e Korçës do të jenë gati në vjeshtë. 3 ekipe nga Instituti i Ndërtimit po punojnë në terren për projektin për ndërtimin e 40 banesave dhe rikonstruksionin e 80 të tjerave në qarkun e Korçës. Procesi thuajse ka përfunduar në Bashkitë e Korçës dhe Kolonjës dhe së shpejti edhe në Bilisht.

Marketing

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka parë nga afër rindërtimin e shtëpive të para në fshatin Floq të Korcës i cili ka nënvizuar se ligji i ri për mbrojtjen civile merr përsipër identifikimin monitorimin dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore.