Shterjev: Seancë për Janevën, ndoshta javën që vjen

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjev javën që vjen do të caktojë seancë për të filluar procedurat për shkarkimin e Prokurores speciale, Katica Janeva, si e dyshuara e tretë në rastin “Reket”.

Marketing

“Ne kemi marrë disa nga materialet, posa të marrim dhe pjesën tjetër do të thërrasim mbledhje të Këshillit të Prokurorëve dhe kjo mund të ndodhë javën e ardhshme,” tha Shterjev për Plusinfo.